“Është shumë xheloz, ma mori shpirtin”- Klea Huta flet për marrëdhënien me Elgit Dogën dhe si u bë xheloze për Oriola Marashin: I shkoi në 23:30 në …. Si e kapa!

Dec 2, 2021 | 15:59
SHPËRNDAJE

Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar, ndërsa nuk hezitojnë të tregojnë sa shumë e duan njëri-tjetrin.

oriola marashi klea huta

Moderatorja dhe producenti muzikor, prindër të një djali, kanë treguar se mirëkuptojnë punën e njëri-tjetrit dhe s’janë shumë xheloz në marrëdhënien e tyre.

Gjatë një interviste në “Roped With Olsi”, Klea Huta tha me shaka se “bashkëshorti i saj është shumë xheloz”, dhe se hera e fundit që e ka xhelozuar ishte 18 vite më parë.

klea huta (5)

“Është shumë xheloz, shumë fare. Nuk e di, aq xheloz është sa ma mori shpirtin. Se di nga i buron, nuk i jap asnjë shkak, asgjë. Shumë xheloz. Rasti i fundit që është bërë xheloz është para 18 vitesh (qesh)”, u shpreh ajo.

klea huta (4)

Moderatorja u shpreh e aktualisht nuk ka ndërmend të zgjerojë familjen pasi dëshiron të shijojë Krid, “por sigurisht që djali i saj do ketë motër ose vëlla”.

klea huta (1)

 “Kridi nuk do rri vetëm, por për momentin dua të shijoj Kridin dhe motra ose vëllai i tij, të vijë kur të dojë Zoti”, tha Klea Huta.

klea huta (8)

Gjatë një loje me moderatorin e emisionit, Olsi Bylylu, ajo duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve pikante, në të kundërt do thyente një vezë në kokë.

Mes tyre, ishte edhe pyetje se për cilën femër të showbizz është bërë xheloze në lidhje me Elgit Dodën.

klea huta (14)

 “Ishte një rast, lë Egitin para punës dhe nis të largohem me makinë. Kur shoh nga pasqyra, ishte ora 11:30 e natës, dy burra dhe një femër, shumë të mirë. Më kishte thënë që do regjistronte në studio me Noizy-n. Vetëm kur shoh këtë femrën tek dera e studios. E pyeta: “Me Noizy-n e ke regjistrimin?”, mu përgjigj: “Shpirt, se kam idenë kush është!”. Mirë i thashë “shko mbaro regjistrimin”, se nuk i hy tek puna e tij”, tha ajo duke hezituar të tregojë emrin e vajzës.

klea huta

Më pas thyen vezën kokës dhe zbulon identitetin e saj, duke thënë: “Ah moj Oriola Marashi ç’më bëre!” dhe fillon të qeshë.

/Panoramaplus.al

klea huta klea huta (4) klea huta (6) klea huta (15) klea huta (7) oriola marashi (9) oriola marashi (8) oriola marashi (7) oriola marashi (4) oriola marashi (6) oriola marashi (7) oriola marashi (5) oriola marashi (2) oriola marashi (8) oriola marashi (6) oriola marashi (3) oriola marashi (1) oriola marashi (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura