“Është shumë ndryshe nga se e mbajmë mend”, Mjeku informon mbi gjendjen e Michael Schumacher: Ka ndryshime në strukturën organike e skeletore

Jan 21, 2020 | 16:41
SHPËRNDAJE

Një neurokirurg ka pretenduar se gjendja e Michael Schumacher është shkatërruar që nga periudha kur ra në koma pas aksidentit të tij duke bërë ski.

Neurokirurgu Nicola Acciari paralajmëroi se gjendja e gjermanit nuk është më e njëjta me njeriun që dominoi Formula 1.

“Ne duhet të imagjinojmë një person shumë të ndryshëm nga ai që e mbajmë mend, me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshuar dhe të përkeqësuar,”- tha ai për Diokro Uno.

Ndërsa shtoi: “Të gjitha vijnë si rezultat i traumës së trurit që pësoi.”

Legjenda e F1, tani 51 vjeç, u rrëzua dhe goditi kokën, ndërsa po bënte ski në Alpet Franceze në dhjetor 2013.

Të dhënat mbi gjendjen e tij kanë qenë të pakta vitet e fundit dhe Schumacher mbahet nën kujdes në rezidencën e tij në Liqenin e Gjenevës.

Schumacher mban rekordin e të gjitha kohërave për titujt e fituar në F1 edhe pse Lewis Hamilton mund ta thyejë këtë vit nëse fiton për herë të 7-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura