“Është shumë emocionuese”- Shtatzënë me Ledri Vulën, Sara Hoxha publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Jul 30, 2020 | 10:17
SHPËRNDAJE

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Pas shumë muajsh thashetheme, ishte këngëtari që konfirmoi lajmin me anë të një video në Instagram, duke zbuluar se do bëheshin prindër të një vajze.

Dhe Sara Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto ku tregoi barkun e saj të rrumbullakosur.

Ajo pozoi e ulur në një karrige duke vendosur dorën në barkun e saj të madh.

“Kjo është shumë emocionuese ???,”– shkroi Sara Hoxha, duke treguar që mezi po pret ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.

Çifti janë treguar shumë të rezervuar për sa i përket shtatzëninë, duke u munduar që ta mbajnë sa më larg vëmendjes së njerëzve dhe medias.

/Panoramaplus.al

               

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura