“Është shokuese dhe e tmerrshme”, Basha reagon për fituesin e Nobelit në Letërsi

Oct 11, 2019 | 12:07
SHPËRNDAJE

basha4

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për cmimin Nobel ne Letersi.

“20 vjet më parë kam shërbyer në ekipin e ICTY të Kombeve të Bashkuara që akuzoi Milloshevicin për krime lufte dhe genocid.

Të shohësh çmimin Nobel të shkojë tek dikush që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit, është shokuese dhe e tmerrshme.

Ditë e trishtuar për vlerat tona”, shkruan Basha në Twitter.

Shkrimtari austriak, Peter Handke, njihet për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura