“Është sekret publik, je këshilltar strategjik i Ramës”/ Lulzim Basha debaton me Baton Haxhiun: Ja 3 manovrat që po përdor grupi pranë kryeministrit

Jan 14, 2021 | 21:55
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama dhe grupi pranë kryeministrit po përpiqen përmes disa manovrash të krijojnë një perceptim të rremë në publik mbi opozitën, mes të cilave përmendi sondazhet false.

Kryedemokrati debatoi me analistin Baton Haxhiu lidhur me rolin e tij si  këshilltar strategjik i Ramës, si dhe me vërtetësinë e sondazheve të tij.

debat

I pyetur nga Baton Haxhiu se çfarë do t’i thotë Lulzim Basha vetes më 26 prill nëse humbet zgjedhjet, kreu i PD u përgjigj:

“S’ka asnjë shans që kësaj shumice t’i mbyllet goja më 25 prill, as në 26 prill as në 27. S’ka provë më të mirë për këtë se sa sjellja e kryeministrit për marrëveshjen e 5 qershorit. Paniku i Edi Ramës dhe vendosmëria për ta prishur 5 qershorin pavarësisht deklaratave të SHBA-ve dhe BE! Edi Rama është njeriu i parë i vetëdijshëm që 25 prilli është dita e parë e ndryshimit, që nis me largimin e tij. Paniku i Edi Ramës dhe vendosmëria për ta prishur 5 qershorin pavarësisht deklaratave të SHBA-ve dhe BE! Edi Rama është njeriu i parë i vetëdijshëm që 25 prilli është dita e parë e ndryshimit, që nis me largimin e tij”.

Prej muajsh është një përpjekje e Edi Ramës dhe një grupi rreth tij për t’u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës përmes disa manovrash. Po përmend tre prej tyre: Përpjekje për t’i hequr komisionerët, e dyta ka qenë thyerja e paktit të 5 qershorit për fragmentimin e koalicionit tonë, e treta janë sondazhet false në media. Është një industri e tërë që funksionon sipas një parimi që ne do të bllokojmë vullnetin popullor për ndryshim. Jemi të bindur që me pjesëmarrjen masive të qytetarëve do të jenë zgjedhje, e tha Palmeri para pak ditësh, llogaridhënse”, tha Basha.

Pjesë nga biseda

Haxhiu: Një sondazh që kam gabuar s’ka.

Basha: Edhe këtu je i gabuar. Është një sekret publik që ti je një nga këshilltarët strategjikë kryesorë të Kryeministrit Rama.

Haxhiu: Sekret publik?

Basha: Sekret publik.

Haxhiu: Sekret publik që e krijoni ju.

Basha: Kjo është një gjë që dihej publikisht. Unë nuk mendoj se ju ofendohej duke ju thënë këtë, është zgjedhja juaj.

Haxhiu: E kam pranim publik, se e kam mik Edi Ramën

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura