“Është njeri shumë i lodhshëm”- Noizy flet për konfliktin me Encën. Tregon planet për zgjerimin e familjes dhe marrëdhënien me vajzën

Sep 15, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

Noizy është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai ka realizuar bashkëpunime me këngëtarë të njohur që janë kthyer në hite si edhe ka ndihmuar artistë të rinj të arrijnë sukses në muzikë.

Midis tyre ishte edhe Enca, e cila për një kohë ishte pjesë e grupit të OTR dhe njihej për marrëdhënien e ngushtë me Noizy-n.

Por miqësia e tyre mori fund pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, dhe këngëtarja u largua nga OTR.

I ftuar në emisionin “NIN”, reperi solli edhe njëherë në vëmendje të medias konfliktin mes tyre duke thënë se Enca është shumë e lodhshme dhe se ishte mosmirënjohëse.

 “Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese. Ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme si person, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë un ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizy-n që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Nuk i kam thënë shko thuaj që unë ta dhashë mundësinë, që unë kam bërë gjëra për ty. Por nëse do shtrohet pyetja mos gënje. Dy herë ia kam bërë atë vërejtje. Enca mos gënje, thuaj gjërat e drejta siç janë. I mirë, i keq, i bardhë, i zi thuaj më ka ndihmuar. Këtë nuk e bëri dot siç duhet, si edhe probleme të tjera,”– u shpreh ai.

Ndërkohë Noizy rrëfeu edhe raporton me vajzën e tij Leandrën, dukë thënë se e mban larg vëmendjes së mediave pasi ajo nuk dëshiron të bëhet e famshme.

Ai tregoi se Leandra është një pasqyrim i tij dhe se ngjajnë shumë së bashku.

Gjithashtu shprehu dëshirën për të krijuar një familje, por dëshiron që ta kërkojë ai fatin, por fati atë.

“Kam plane për familjen. E vetmja gjë që dua është të harxhoj kohë për familjen sepse është e vetmja gjë që nuk kthehet dot mbrapsht kurrë.

Ka ardhur koha të kem gjëra të reja në aspektin familjar. Por nuk dua që të jem unë duke kërkuar për fatin. Pres që fati të më kërkojë mua ndoshta. Qejfi është të kem një djalë edhe tani.

Leandra është shumë mirë, një vajzë e qetë, e urtë, nuk flet shumë. Është e turpshme, origjinal si unë. Jam i turpshëm pavarësisht se kam e mundur këtë anën time. Ajo është pasqyrimi im, është origjinal si unë. Uroj që ta ketë jetën më të mirë sesa unë. Mbështetja nga ana ime dhe e nënës së vet nuk do i mungojë, nuk flas për të dhe nuk e nxjerr në foto për shkak se është një grua e vogël tani dhe ndoshta nuk e ka qejf famën si unë. Është në moshë që flet dhe thotë nuk kam qejf, kjo është arsyeja pse unë e nxjerr. E respektoj 100% vendimin e saj,”- përfundoi reperi.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura