“Është rënduar sektori i ndërtimit”/ Komuniteti i biznesit i shqetësuar për ligjin e Strehimit Social: Të rishikohet! I bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese…

Apr 22, 2021 | 13:26
SHPËRNDAJE

Komuniteti i biznesit ka dalë me një deklarata, ku shpreh shqetësimin lidhur me një ligj të miratuar për barrën e taksave, me të cilën është rënduar sektori i ndërtimit.

biznes

Sipas deklaratës, ligjin për Strehimin Social i miratuar në mënyrë të njëanshme detyron 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimit t’i kalohet bashkive për familjet e pastreha.

Komuniteti i biznesit kërkon rishikimin e këtij ligji ndërsa shkruan se kjo do të rrisë  kostot.

“Ky ligj do të rrisë kostot për metër katror të çdo objekti të ri, pasi ai do të rëndojë në çmimin final që paguhet nga konsumatori”.

Po ashtu, komuniteti i biznesit i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, e cila është duke e shqyrtuar këtë çështje, të shfuqizojë nenin detyrues të kësaj takse.

Deklarata e plotë

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë

Dhoma shqiptare e Tregtisë

Biznes Albania

Unioni I Bashkimit të dhomave të tregtisë

Komuniteti i biznesit ndihet i shqetësuar në lidhje me një ligj të miratuar kohë më parë për barrën e taksave me të cilën është rënduar sektori I ndërtimit. Në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare parlamenti ka votuar ligjin për Strehimin Social, i cilin detyron që 3 përqind të sipërfaqes së ndërtimit t’i kalohet bashkive për familjet e pastreha.

Komuniteti i biznesit e konsideron këtë ligj si një taksë të paarsyeshme dhe kërkon rishikiminn e saj. Ky ligj do të rrisë kostot për metër katror të çdo objekti të ri, pasi ai do të rëndojë në çmimin final që paguhet nga konsumatori.

Si hap të parë, komuniteti i biznesit kërkon që ky detyrim shtesë të evidentohet si një zë më vete në kontratën finale të shit-blerjes në mënyrë që të evidentohet që ky është një detyrim I polikës dhe jo një kosto e ndërtuesit.

Nga ana tjetër, komuniteti i biznesit i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, e cila është duke e shqyrtuar këtë çështje, të shfuqizojë nenin detyrues të kësaj takse.  Solidariteti për shtresat në nevojë dhe vulnerable duhet të mbështet nga të gjithë tatim paguesit e Shqipërisë dhe jo vetëm nga një segment i caktuar i ekonomisë, siç është sektori i ndërtimit, i cili sot është më i rënduari nga barra e taksave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura