“Është prishur fryma e ligjit, do apelojmë vendimi për shkrirje”/ Gurakuqi për Panorama TV: Asetet e Akademisë së Albanologjisë duhet të mbrohen, presidenti të reagojë

May 29, 2023 | 16:00
SHPËRNDAJE

Profesori, Romeo Gurakuqi në një intervistë për Panorama TV ka reaguar në lidhje me projektvendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike ku tha se ky institucion i cili ka shkruar historinë e Shqipërisë nuk mund të përfundojë në këtë situatë.

 Gurakuqi tha se kryeministri dhe presidenti i vendit duhet të sigurojnë vijueshmërinë e kësaj Akademie dhe mos ta vendosin nëngoditjen aventureske.

Sakaq shtoi se forca të papërshtatshme po përpiqen ta vendosin akademinë nën konturet diktatoriale.

Pjesë nga biseda:

Kur do ishte gati përfundimi për historinë e Shqipërisë, vitet 70’?

Kemi shkruar të gjithë Shqipërisë, asaj së vërtetë pasi pak e dinë se vendi ka qenë shumë më i madhe seç ka qenë. Në Akademi është përfunduar, ka të tjerë që nuk kanë institucione.

Sa asete disponon akademia, çfarë do të ndodhë nëse mbyllet?

Është i pamatë numri i tyre. I përmbahem ruajtjes së akademisë dhe institutive. Akademia është brenda kuadrit të ligjit të arsimit të lartë. I kam bërë të qartë kryeministrit se pasuria ndërkombëtare duhet të ruhet dhe nuk mund të futet nëngoditjen aventuriere. Shpresoj të kem përgjigje pozitive, pasi nuk është një institucion ilegal por brenda ligjeve shqiptar. Presidenti që është garant për ligjet, duhet të mbrojë pacenueshmërinë e akademisë dhe të garantojë statusin e profesorit dhe autonominë e akademisë nga ndërhyrjet aventurureke, ka shkelje të rëndë të ligjit.

Në VKM nuk bëhet fjalë për shpërndarje të aseteve, por është prishur fryma e ligjit dhe është dëmtuar misioni dhe kjo është e papranueshme dhe e dënueshme. Institucioni do marrë masa për ta mbrojtur juridikisht dhe do të apelohet në gjykata dhe institucioneve të tjera. Unë do marrë të gjitha masat për të garantuar pacenueshmërinë e institucionit.

Të parët tanë kanë dhënë kontribut të madh për ndërtimin e këtij institucioni, kur Shqipëria ishte sapoformuar dhe ata i kanë mbajtur vetë bibliotekat e para kur mesjeta ishte ende e pranishme në vendin tonë. Sot në vitin 2023 forca të papërshtatshme dhe të pandjeshme ndaj trashëgimisë po përpiqen ta vendosin nën konturet të mirëfillta diktatoriale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura