“Është periudhë e vështirë”- Manjola Nallbani e izoluar prej 10 ditësh rrëfen: E kam kaluar një sprovë të tillë kur …

Mar 21, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

Manjola Nallbani qëndron e izoluar prej 10 ditësh në shtëpi për të mos u prekur nga koronavirusi.

Duke e konsideruar një periudhë të vështirë, këngëtarja u shpreh se e ka kaluar njëherë një sporvë të tillë kur qëndroi për rreth 4 muaj në regjim shtrati kur ishte shtatzënë me vajzën.

Manjola thekosoi se ky është momenti që shqiptarët të tregojnë se mendojnë edhe për të tjerët jo vetëm për vete, duke na kujtuar se ka njerëz që po e kalojnë në kushte më të këqija situatën.

“Është sigurisht një periudhë shumë e vështirë për të gjithë jo thjesht për mua. E kam kaluar njëherë një sprovë të tillë kur isha shtatzënë me vajzën e parë. më është dashur të rrij 3-4 muaj regjim shtrati dhe kjo më duket deri diku e durueshme. Do thoja nëse do kemi parasysh që në situata të tilla me mend as pse ndodhi, as si ndodhi dhe pse po e kalojmë këtë gjë duhet thjesht ti japim vetes forcë dhe të mendojmë se ka njerëz të tjerë që janë të sëmurë, që kanë kaluar tërmetin dhe shumë nga familjet nuk kanë çati mbi kokë. Ka njerëz që duhet ta përjetojnë në kushte më të këqija sesa ne.

Prandaj le ta marrim e qetësi, nuk kemi zgjidhje tjetër, kryesorja është se rri në shtëpi sepse jam njeri me ndërgjegje jo vetëm për jetën time, të fëmijës sim dhe familjes sime por sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë se jemi të ndërgjegjshëm për jetën e të tjerëve, që  mund të mos jenë njerëzit njerëzit e gjakut tonë por janë shumë të rëndësishëm,”– tha ajo për RTV21.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura