Është përballur me të dyja ekipet, flet trajneri i Veronës: Ja cili është ndryshimi midis Interit dhe Juventusit

Nov 9, 2019 | 22:29
SHPËRNDAJE

Helas Verona dështoi të marrë pikë ditën e sotme, teksa u mposht nga Interi me rezultatin 2-1.ivan-juric-verona_1t6xh479vfg0z183vatyjupg0z

Pavarësisht se veronezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, nuk ia dolën që ta ruajnë atë në pjesën e dytë, pasi u përmbysën nga zikaltërit.

Ivan Juriç ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku flet për ndryshimin midis Interit dhe Juventusit, duke ditur që ka luajtur ndaj të dyja ekipet, dhe skuadra e tij është mposhtur në të njëjtën mënyrë.

“Juventusi dhe Interi janë dy skuadra shumë të ndryshme. Bardhezinjtë janë teknikisht më të fortë, por ekipi i Kontes është më e ashpër. Juventusi herë pas here të lë të luash, ndërsa nuk ndodh e njëjta gjë me Interin.”, u shpreh Juriç

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura