“Është pendimi më i madh i jetës sime”- Ben Affleck flet për divorcin me Jennifer Garner dhe si nisi të pijë alkool: Këtu filloi dhimbja e vërtetë

Feb 19, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

Ben Affleck ka reflektuar për lidhjen e tij me ish bashkëshorten Jennifer Garner.

Aktori i famshëm në një intervistë për New York Times diskutoi për përfundimin e martesës së tij 10-vjeçare me Garner.

“Njerëzit me sjellje të pandreqshme, një ndër ta edhe unë, kanë këtë shqetësim themelor gjatë periudhës që përpiqen të ndahen,”- tha ai. “Ju përpiqeni ta bëni veten të ndiheni mirë me anë të ngrënies, pirjes së alkoolit, seksit, lojërave të fatit apo diçkaje tjetër. Por kjo përfundon duke e bërë jetën tuaj edhe më keq. Atëherë ju bëni më shumë që sikleti t’ju largohet. Këtu fillon dhimbja e vërtetë. Bëhet një rreth vicioz që nuk e thyeni dot.”

Ndërsa më pas shtoi: “Kjo është të paktën ajo që më ndodhi mua.”

Affleck pranoi se filloi të pinte rregullisht dhe kjo gjë i shkaktoi më shumë probleme në martesë.

Aktori shkoi në qendër rehabilitimi në 2018, vit në të cilin u divorcua edhe nga bashkëshortja e tij.

“Pendimi më i madh i jetës sime është ky divorc,”- u shpreh ai, duke shtuar se akoma ndihet në faj për ndarjen.

Por pavarësisht kësaj, Affleck tha se po përpiqet të mos kthehet më pas tek e kaluara.

“Sigurisht që kam bërë gabime dhe gjëra për të cilat jam penduar. Por duhet që të mësosh prej këtyre gabimeve dhe të përpiqesh të ecësh përpara,”– tregoi fituesi i Oscar.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura