“Është pa pikë djallëzie, jeton në filma dhe …”- Alban Ramosaj komenton romancën e motrës së tij me Donald Veshaj: Lum ai që e bën për vete

Dec 9, 2021 | 10:47
SHPËRNDAJE

Alban Ramosaj ka komentuar romancën e motrës së tij, Beatrix Ramosaj me Donaldo Veshajn.

donald beatrix alban ramosaj

Këngëtarja po përjeton një historie dashurie brenda shtëpisë së Big Brother me aktorin e humorit, dhe për vëllain e saj nuk është problem, edhe pse çifti u kryqëzuan për marrëdhënien e tyre pasi në mes ishte Bora Zemani.

Gjatë një interviste në Pardon My French, ai u shpreh se fillimisht nuk ishte i sigurt nëse motra e tij duhej të futej brenda shtëpisë së BBVIP, por në fund pranoi, duke shtuar se Beatrix “ka për qëllim të krijojë aty kujtime të bukura dhe të jetojë ashtu siç ka qejf”.

beatrix donald5

Alban Ramosaj u shpreh se këngëtarja është një person që e ka pasur problem të dashurojë, ndërsa thekson se “nuk ka pikë djallëzie” në veprimet e saj.

Përsa i përket “kunatit”, Donald Veshajt, këngëtari tha se nuk e ka takuar asnjëherë.

beatrix donald7

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente.

Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka pasur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, u shpreh ai.

/Panoramaplus.al

beatrix donald3 donald veshaj beatrix ramosaj beatrix ramosaj (3) beatrix ramosaj (2) beatrix ramosaj (5) beatrix ramosaj (1) beatrix ramosaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura