“Është një mrekulli që jeton”- Pësoi shok septik dhe i amputuan këmbën, zgjohet nga koma aktori i famshëm i infektuar me koronavirus

May 13, 2020 | 17:36
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur i Broadway është zgjuar nga koma. Nick Cordero ishte vënë në koma nga mjekët ndërsa luftonte me koronavirusin.

Lajmi i zbulua nga bashkëshortja e tij Amanda, e cila tha se ishte një mrekulli që aktori po shërohej.

Aktori kanadez, i cili u nominua për çmim Toni, ka qenë i shtruar në një spital në Los Angeles që nga fundi i muaji mars.

Dhe Kloots ka informuar shpesh fansat e tij në lidhje me gjendjen e 41-vjeçarit.

Një fond është ngritur për të mbështetur çiftin dhe djalin e ri të tyre Elvis dhe deri tani janë mbledhur 500,000 dollarë.

Cordero fillimisht u shtrua në spital më 30 mars pasi u diagnostikua me pneumoni dhe më vonë u rezultoi pozitiv me koronavirus.

Sipas bashkëshortes së tij, aktori kaloi në shok septik ndërsa ishte në spital dhe përfundoi me këmbë të amputuar.

Në një postim në Instagram, Kloots tha se ai ishte në gjendje jashtëzakonisht të dobët por po ndiqen rekomandimet e mjekëve për tu rikuperuar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura