Është në kulmin e karrierës dhe tentoi vetëvrasjen, këngëtarja: Isha e palumtur dhe e trishtuar, si më shpëtoi mami jetën

Jan 24, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

Billie Eilish është vetëm 18-vjeç por është në kulmin e karrierës së saj. Këngët e saj janë kthyer në hite botërore dhe të gjithë e duan. Por fama dhe suksesi i saj nuk i kanë dhënë lumturi.

Ajo zbuloi të enjten se tentoi të vrasë veten në vitin 2018 pasi u “trullos” nga fama.

18-vjeçarja është nominuar për 6 Grammy, çmime që do jepen të dielën, ndërsa albumi i saj “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” nxori 6 hite në Billboard Top 100.

Billie u shpreh se suksesi i saj dhe humbja e miqve, të cilët nuk mund të ambientoheshin me jetën e re të këngëtares, e bënë të ndihej bosh dhe në depresion.

“Unë isha aq e palumtur vitin e kaluar,”– tha ajo gjatë specialit në CBS. “Unë isha aq e pakënaqur dhe aq e trishtuar. Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe.”

“A mendove ti bëje diçka vetes?”- e pyeti modeatorja Gayle.

“Po,”- u përgjigj Billie, “Isha në Berlin dhe po qëndroja vetëm në hotelin tim. Aty ishte një dritare dhe unë mbaj mend që po qaja sepse thosha kështu do të vdes, do ta bëj.”

Këngëtarja pranoi se këngën “Bury A Friend” ia ka dedikuar vetes dhe në një varg ajo thotë: “Fundi im”.

Në fund, Billie tha se nuk e vrau veten sepse mendoi për nënën e saj Maggie Baird, e cila e çoi në terapi dhe filloi të refuzojë kërkesat për këngëtaren në emër të saj.

Gjithashtu ajo e kontrolloi vajzën gjatë gjithë kohës pas kësaj.

Këngëtarja ja doli jo vetëm të mbushte 17 vjeç, por tani është 18.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura