“Është në depresion”- Legjenda Pele reagon mbi gjendjen shëndetësore: Nuk kam frikë, jam i vendosur

Feb 14, 2020 | 11:00
SHPËRNDAJE

Sulmuesi legjendar i Brazilit, Pele ka folur për herë të parë që kur djali i tij pretendoi se ai ka rënë në depresion dhe nuk dëshironte të dilte nga shtëpia.

Pele është shprehur se problemet shëndetësore janë normale për një person të moshës së tij.

Djali i Pele, fitues 3 herë i Kupës së Botës, tha se ai ishte në siklet sepse se nuk mund të ecë për shkak të problemeve në legen.

Por ish-futbollisti, i vlerësuar si lojtari më i madh ndonjëherë, tha: “Unë jam mirë. Vazhdoj të pranoj kufizimet e mia në mënyrën më të mirë të mundshme, por kam ndërmend ta mbaj topin duke u rrotulluar.”

Pele shënoi një rekord botëror prej 1.281  në 1.363 ndeshje gjatë karrierës së tij 21 vjeçare, përfshirë 77 gola në 91 ndeshje me Brazilin.

Ai bëri një operacion prostate në vitin 2015 dhe u shtrua në spital vitin e kaluar për shkak të një infeksioni urinar.

Por miqtë e ish lojtarit thonë se ky ishte janari më i vështirë për të ndër vite.

Pele aktualisht po bashkëpunon me një regjisor britanik për realizimi e një dokumentari për jetën e tij në futboll.

“Kam ditë të mira dhe ditë të këqija. Kjo është normale për njerëzit e moshës sime. Unë nuk kam frikë, jam i vendosur, i sigurt në atë që bëj,”– përfundoi Pele.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura