Është ndarë nga Kejsi? Stresi i bën të gjithë lëmsh, publikon foton me …

Jul 8, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

Marrëdhënia e Stresit me Kejsin është në qendër të vëmendjes së mediave pas shumë ndarjeve dhe rikthimeve mes tyre.

Pak kohë më parë u përfol se çifti i kishin dhënë fund martesës për shkak të tradhtisë së Stresit.

Gjithashtu reperi u fotografua në ditëlindjen e tij në krahët e biondes seksi Atalanta Kërçyku.

Por Stresi i ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke treguar se vazhdon të jetë i martuar me Kejsin.

Ai publikoi një foto me nënën e Kejsit dhe shkroi: “Me vjehrrën më të mirë”.

Gjithashtu gjatë një interviste reperi mohoi thashethemet se kishte nisur një lidhje të re duke u shprehur se nuk e njeh fare Atalanta Kërçykun.

Ai tha se nuk e ka parë kurrë në jetën e tij dhe nuk e di se kush është.

“Unë nuk e di kush është. Se kam parë kurrë në jetë. Dje e kam parë për herë të parë në portale. Kam frikë të dal, po më pret edhe goca e tezes se do thonë Stresi është me atë. E kuptoni ku jetoni,”– tha Stresi i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5”.

Reperi i dha fund gjithashtu thashethemeve për një ndarje nga Keisi. Ai u shpreh se është i martuar por unazën nuk e mban në gisht.

“Unë jam djalë i martuar, nuk e di pse mi shtojnë këto,”– shtoi ai.

“Unazën nuk e ke vendosur,”– i tha moderatorja e emisionit.

“Nuk e mbaj unazën, jo,”- shtoi Stresi.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura