“Është më keq nga ç’mendojmë, nuk është shaka!” Ish-banorja e ‘Big Brother’ humb personin e shtrenjtë, pasi ishte infektuar me COVID-19

Oct 29, 2020 | 22:55
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Gerta Shino ka njoftuar pasditen e sotme, lajmin e hidhur se gjyshja e saj ishte ndarë nga jeta.

gerta-shino6

Gerta bën të ditur se nëna ishte e infektuar me COVID-19 dhe nuk arriti dot ta mundte.

Ajo i bën thirrje ndjekësve të saj të mos e marrin me shaka këtë virus, pasi është më keq nga ç’mendojmë.

Ish-banorja ka këshilluar mes dhimbjes që të mbahet distanca nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë sëmundje të tjera, pasi po bëhet fjalë për jetët tona dhe të personave më të shtrenjtë.

“Sot është një ditë shumë e trishtuar për familjen time. Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna, ishalla një ditë shihemi prap.

Njerëz kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Covid është shumë më keq nga çfarë mendojmë! Bëni kujdes, nuk është shaka! Po bëhet fjalë për jetët tona dhe të njerëzve që duam më shumë!”- ka përfunduar ajo.

2 1

gerta shino6 gerta shino5 gerta shino4 gerta shino3 gerta shino2 gerta shino6 gerta shino gerta shino1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura