Është martuar në fshehtësi me partneren misterioze? Dj Sardi flet për vajzën që i rrëmbeu zemrën: Nuk është pjesë e showbizz

Jul 15, 2020 | 12:18
SHPËRNDAJE

Dj Sardi përflitet se mund të jetë martuar në fshehtësi me vajzën misterioze që i ka rrëmbyer zemrën.

Thashethemet janë përforcuar akoma më shumë nga Dj Sardi, i cili gjatë një intervistë la të nënkuptohet se nuk është më beqar.

Ai u shpreh se partnerja e tij nuk është pjesë e showbiz-it dhe do të bëjë publik imazhin e saj, kur ajo të dëshirojë.

Ndërsa theksoi se emrin partneres do ta zbulojë më vonë.

“Kam publikuar foto me të, e kam nxjerrë. Çdo gjë nga pak, i kam nxjerrë njëherë shpinën, flokët, me radhë. Nuk është pjesë e showbizz-it shqiptare dhe po ta nxjerrësh nuk është më jetë personale. Edhe emrin do ta zbuloj pak më vonë, kur të ketë dëshirë edhe ajo vetë,” – tha Dj Sardi, në një intervistë për “Ora Verore”.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Është një nga ato marrëdhënie që ke menduar të veshësh kostumin

Dj Sardi: Edhe mund të jetë finalizuar. Vazhdoj, po e them.

Gazetari: Mund të jesh i martuar?

Dj Sardi: Po!

Gazetari: Po unazën ku e ke?

Dj Sardi: Kam pasur një unazë që doli në portale, por nuk ishte për atë sebep. Ishte unazë që e kisha qejf. Por unazën që duhet ende se kam vendosur.

/Panoramaplus.al

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura