“Është marrë peng dhe Shqipëria”/ Rama jep detaje nga takimi me Borrell: Diskutuam për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut

Oct 1, 2021 | 17:04
SHPËRNDAJE

Pas përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, kryeministri Rama ka bërë të ditur detaje nga takimi në Abu Dhabi me diplomatin europian.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ka diskutuar lidhur me situatën në rajon, ku mes tyre dhe konflikti i hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng dhe Shqipëria.

“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria” – shkruan Rama.

Më herët në faqen e tij në Twitter, Borrell bëri të ditur takimin me kryeministrin Rama ku shprehu mbështetjen e BE-së për reformën në rajon.

“Takova Kryeministrin Edi Rama në #ËPC2021 . Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së “, shkruan Borell në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura