Është konfirmuar udhëtimi juaj? Aeroporti i Tiranës publikon listën e 15 fluturimeve që do bëhen nesër. Jo të gjithë mund të dilni jashtë shtetit!

Sep 23, 2020 | 17:48
SHPËRNDAJE

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 15 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 24 shtator 2020.

fluturime

Në postim TIA i bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të kontaktojnë si fillim me agjencinë që kanë  prerë biletën, ndërsa kërkon respektimin e masave anti-COVID.

Po ashtu theksohet se jo të gjithë qytetarët mund të dalin jashtë vendit, përveç atyre që janë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.

Njoftimi i plotë:

15 Fluturimet e konfirmuara për datën 24.09.2020 ⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Enjte janë:⠀⠀

✈️Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

✈️Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

✈️Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim

✈️Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈️Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈️Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim

✈️Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim

✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

✈️British Airways – Tiranë Heathrow dhe kthim

✈️EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.⠀⠀

Tirana International Airport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura