“Është koha të jemi të bashkuar”/ Kryetarja e Kuvendit uron 29 nëntorin: Të nderojmë dëshmorët e lirisë

Nov 29, 2021 | 9:01
SHPËRNDAJE

Kryetarja e  Kuvendit, Lindita Nikolla ka bërë një urim me rastin e 29 nëntorit, Dita e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.

lindita--nikolla

Sot është një ditë për të nderuar dëshmorët e lirisë, shprehet Nikolla, ndërsa thekson se është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit  të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

“Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.

Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve.  Është dita të nderojmë dëshmorët e Lirisë. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cileve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë!

Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.

 Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit  të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

Gëzuar të gjithëve 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura