“Është koha për të thënë po”- Presidenti i Këshillit Evropian thirrje për hapjen e negociatave: Jemi më afër se ndonjëherë më parë

Jun 30, 2022 | 16:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka bërë thirrje që të hapet rruga për bisedimin për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, si rrjedhojë edhe më Shqipërinë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se zgjidhja që propozon presidenti i Francës, adreson shqetësimet e shprehura. “Është koha për të thënë po”, shkruan Michel.

charles michel

“Mirë se vini@Europe2022FR zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Ne jemi më afër sesa kemi qenë më parë: tani është koha për të thënë po”, shkruan Presidenti i Këshillit Evropian.

Me herët Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ndjen se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi,” tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura