Është koha për pushime me familjen për Eni Janin dhe Genc Fugën

Aug 20, 2018 | 14:01
SHPËRNDAJE

Kolegë në skenë dhe bashkëshortë në jetë. Aktorët Genci Fuga dhe Eni Jani janë parë në plazhet e jugut të Shqipërisë fundjavën e kaluar. Pasi kanë lënë pas për pak kohë problemet, me të cilat u përballën prej muajsh aktorët, tani ata duket se po mendojnë sesi të argëtohen dhe pushojnë, së bashku me dy fëmijët e tyre.

Kujtojmë se aktorët janë prej disa muajsh në protesta. Ata nuk pranojnë që të shembet godina e Teatrit Kombëtar, e vendosur nga Qeveria, me qëllim që t’i hapet rrugë ndërtimit të një godinë tërësisht të re. Edhe Genci me Enin kanë qenë vazhdimisht pjesë e këtyre protestave, ndërkohë që Fuga ka marrë pjesë edhe në mjaft debate televizive.

genc fuga

Kujtojmë që aktorët janë mjaft të njohur, kryesisht për rolet në teatër, por edhe në filma. Të shohim se si do të vijojë axhenda e aktorëve kur të gjithë të jenë kthyer nga pushimet dhe problemi i godinës së Teatrit të kthehet përsëri në qendër të vëmendjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura