“Është katandisur si Veri te 21-shi, që u nxjerr gjuhën njerëzve”, Balla përgjigje kritikëve: Pse e zgjodhëm Metën, President? Ishte më i miri, s’parashikonim dot…

Feb 29, 2020 | 10:49
SHPËRNDAJE

b

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në fjalën e tij në ditën e dytë të Kongresit të PS u ka dhënë përgjigje atyre që i quajti kritikë të socialistëve sot për koalicionin me LSI-në në mandatin e parë qeverisës dhe përse e zgjodhën në krye të shtetit.

“Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se shqiptarët na shohin si e keqja më e vogël dhe ne nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës.Ka disa qe na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë,nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë.Ne bemë punë te mira në ate Koalicion dhe Ilir Metes i dhamë thjesht hakun, si pjese e koalicionit (pasi presidentin me vetem votat tona se zgjidhnim dot) po edhe si me i miri president nga radhet e opozites realisht.

Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, qe Ilir Meta do katandisej si Veri qe u nxjerr gjuhen njerezve tek udhekryqi i 21 dhjetorit! Por mos e harroni qe ne patëm gjithë gatishmërinë edhe të dalim nga qeveria e koalicionit me LSI për shkak të Reformës në Drejtësi,sepse Reforma në Drejtësi ishte më e rëndësishme sesa pushteti ynë dhe fituam zgjedhjet të vetëm më pas,sepse njerëzit atje poshtë, prej ku jeni zgjedhur delegatë, janë shumë më të mençur se sa duken zyrat apo studiot televizive të Tiranës.Socialistët shqiptarë nuk pajtohen për asnjë moment me një mënyrë qeverisuri që kënaqet me pak”, tha Balla.

balla kongres2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura