“Është ilaçi më i fuqishëm”- Njihuni me 32-vjeçarin pi urinën e tij të ndenjur për të kuruar depresionin: Ka efekt kundër plakjes

Feb 20, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Sipas disa studimeve pirja e një gote vere të kuqe çdo ditë mund të jetë e mirë për shëndetin tonë, por si mendoni për një gotë urinë?

Harry Matadeen, nga Farnborough, Hampshire pretendon se ndihet mirë pasi fillojë të pijë urinën e tij çdo ditë.

Madje ai hidratohet me të, duke treguar vetitë e antiplakjes.

32-vjeçari e filloi praktikën 4 vite më parë, pasi lexoi për përfitimet e urinës.

Tani ai pi 200ml urinë të ndenjur. Matadeen mund ta ketë bërë urinën disa javë ose një muaj para se ta pijë.

Megjithëse në fillim nuk i pëlqente shija, Harry tani e do aromën e urinës së tij të ndenjur.

Gjithashtu masazhon lëkurën në mëngjes dhe këmbëngul se është produkt kundër plakjes.

Ai thotë se ndjehet më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më i zgjuar se kurrë më parë.

Ndërsa pretendoi gjithashtu se pirja e urinës së ndenjur kuronte depresionin e tij.

Madje ka shkruar dy libra mbi fuqinë e terapisë së urinës dhe dëshiron të edukojë njerëzit me mendje të hapur për aftësitë e tij shëruese, duke këmbëngul se është ilaçi më i fuqishëm në dispozicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura