“Është i shkëlqyer”- Dua Lipa tregon aftësinë e veçantë të të dashurit që i vodhi zemrën

Jan 19, 2021 | 9:38
SHPËRNDAJE

Anwar Hadid duket se i vodhi zemrën Dua Lipës duke i gatuar një ushqim të veçantë të Lindjes së Mesme gjatë karantinës.

dua lipa anwar hadid (2)

Modeli impresionoi të dashurën e tij gjatë izolimit vitin e kaluar, duke gatuar një “Maqluba” të shijshme, një pjatë që përmban mish, oriz dhe perime të skuqura, shkruan “Mirror”.

dua lipa anwar hadid (6)

25-vjeçarja zbuloi se vëllai i Gigi Hadid trokiti në zemrën e saj me aftësitë e tij në kuzhinë, që me siguri i ka trashëguar nga i ati. Megjithatë, edhe dy motrat e tij janë shumë të mira në këtë fushë.

dua lipa anwar hadid (7)

Këngëtarja tha: “Karantina në përgjithësi mund të krijonte ose prishte një marrëdhënie, por ne të dy kemi qenë shumë të mirë në respektimin e hapësirës së nevojshme ndaj njëri-tjetrit dhe pastaj të jemi me njëri-tjetrin kur duam të jemi.

dua lipa anwar hadid (3)

Ne ndihemi me të vërtetë shumë mirë së bashku dhe ai ka qenë mahnitës. Thjesht ka qenë gjëja më e mirë për ne me gjithë këtë kohë të papritur. Unë kam dashur të shkoj në turne dhe kemi pasur gjithë këtë kohë për ta kaluar së bashku”.

dua lipa anwar hadid (5)

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kaluan pjesën e parë të pandemisë në shtëpinë e saj në Londër dhe më pas shkuan në Los Angeles, ku edhe kaluan Krishtlindjet.

dua lipa anwar hadid (4)

Lipa shtoi gjithashtu: ‘Ai është një kuzhinier i shkëlqyer’.

dua lipa anwar hadid (8) dua lipa anwar hadid (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura