“Është e lumtur dhe mezi po pret”- Britney Spears po planifikon dasmën me të dashurin 27-vjeçar, por s’do të ftojë asnjë nga familjarët e saj

Dec 9, 2021 | 11:51
SHPËRNDAJE

Britney Spears nuk do t’i ftojë familjarët në dasmën e saj. Sipas një burimi pranë këngëtares, ajo mezi pret të martohet me të fejuarin San Asghari dhe kanë nisur të planifikojnë dasmën.

Britney-Spears1

Por në listën e të ftuarve, familjarët e yllit të popit do mungojnë.

“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë jetën e saj”, u shpreh një burim. “Kanë filluar ta planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që po merr këto vendime.”

Ndërsa shtoi: “Për momentin, në listën e saj, nuk ka asnjë familjar të ftuar në ceremoninë e martesës”.

Britney-Spears

Lajmet vijnë pas mori fund kujdestaria 13-vjeçare e babait të këngëtares, Jamie Spears, ndaj Britney.

Fituesja e Grammy dhe trajneri i saj personal 27-vjeçar, u takuan në xhirimet e videoklipit të këngëtares “Slumber Party” në vitin 2016 dhe u fejuan në shtator.

“Çifti zyrtarizoi sot marrëdhënien e tyre të gjatë”, konfirmoi menaxheri i Asghari, në atë kohë.

Britney-Spears2

Këngëtarja ndau lajmin emocionues në Instagram, teksa publikoi një video ku tregonte unazën e saj dhe shkruante: “S’mund ta besoj.”

Përpara seancës me babain e saj në nëntor, një burim tha se “Asghari është personi të cilit Britney i besoj 100%”.

/Panoramaplus.al

britney spears (4) britney spears (2) britney spears (2) britney spears (2) britney spears (1) britney spears (1) britney spears (12) britney spears (10) britney spears (1) britney spears (9) britney spears (2) britney spears (2) britney spears (3) britney spears (2) britney spears (4)

© Panorama.al

Te lidhura