“Është e frikshme, shumë”- Kristen Stewart flet për planet e martesës me partneren: S’do rri 5 vite e martuar

Jan 28, 2022 | 17:09
SHPËRNDAJE

Kristen Stewart dëshiron të martohet me të fejuarën e saj, Dylan Meyer. Aktorja e famshme foli për planet e dasmës në një intervistë për CBS Sunday Morning.

Kristen Stewart 2

Ylli i “Twilight” tha se ende nuk është caktuar data, por “do të ndodhë, kur të vijë momenti”.

Kur u pyet nëse kanë filluar me planifikim e dasmës, ajo u shpreh: “Jo, është një gjë e frikshme”, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të qëndrojë për shumë kohë e fejuar.

“Nuk dua të qëndroj e fejuar për 5 vite”, tha aktorja.

Kristen Stewart 1

Në nëntor 2021, Kristen Stewart zbuloi se skenaristja Meyer i kishte propozuar për martesë pas dy vitesh lidhje.

“Ne po martohemi, doja shumë të më propozonin. E kisha shumë të qartë atë që doja dhe ajo e bëri. Ishte vërtet e lezetshme, ajo bëri shumë mirë. Po martohemi, po ndodh”, u shpreh ajo në atë kohë.

/Panoramaplus.al

Kristen Stewart

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura