“Është detyrë dhe e opozitës”, Hahn për Reformën në Drejtësi: Duhet miratuar ligji i magjistraturës, katastrofë nëse…

SHPËRNDAJE

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, u ndal te reforma në drejtësi gjatë fjalës së tij nga tryeza në Tiranë, me përfaqësues të qeverisë shqiptare.

Takimi Rama Hahn

Ai tha se reforma ka dhënë rezultat dhe duhet të vijojë, por do të kishte rezultat katastrofal nëse si pasojë e reformës, Shqipëria mbetej pa gjyqtarë. Për këtë, ai tha se me konsensus politik duhet të miratohet ligji i magjistraturës në mënyrë që të shmanget ky ngërç në sistemin gjyqësor.

“Është detyrë e qeverisë dhe e opozitës që të zbatojnë shpejt reformën në drejtësi. Është ironike që si rezultat i vetingut të hasni një situatë që mos të kemi gjyqtarë. Kjo do ishte katastrofë”, tha Hahn.

Në kuadër të punës për çeljen e negociatave, Hahn tha se në shtator nisin takimet mes palës shqiptare dhe institucioneve të BE-së dhe për këtë duhen burime njerëzore të përgatitura.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakBajerni blen Hamesin nga Real dhe kërkon ta shesë te…
Artikulli tjetërShenja e horoskopit më e mirë dhe më e keqe në shtrat

S'KA KOMENTE

Comments are closed.