Është dënuar nga UEFA, ja çfarë po ndodh me Bajram Jashanicën

Oct 19, 2018 | 14:48
SHPËRNDAJE

Bajram Jashanica u bë disa muaj që i mungon Skënderbeut dhe tifozëve. Dënimi dyvjeçar nga Komisioni i Dopingut në UEFA e ka detyruar që të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

jashanica latifi skenderbeu

Gjithkush mund të ketë menduar që mbrojtësi po shijon pushimet, por e kundërta ndodh. Ai po vazhdon të stërvitet intensivisht, njësoj si pjesa tjetër e ekipit, me shpresën që vijnë lajme të mira nga KAS pas apelimit që i është bërë vendimit. Deri atëherë, kosovari do të vijojë të zhvillojë seancat stërvitore në Korçë, por për fatin e keq të Orges Shehit, nuk mund të llogarisë në asnjë ndeshje zyrtare, edhe pse forma e tij do të ishte një “armë” më shumë në mbrojtjen e kampionëve në fuqi të vendit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura