“Është çështje trashësie, e ke ti këtë”- Duma debat me Felajn e Spiropalin! Zv.kryetarja e Kuvendit: Nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari

Sep 22, 2022 | 16:28
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka replikuar gjatë seancës së sotme me ministren Elisa Spiropali dhe me zv.kryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj.
Spiropali ka komentuar repliken e Dumes, teksa ka thënë se nuk e kuptonte qëndrimin e saj, por deputetja demokrate e ka thumbuar duke thënë se “kjo kishte të bënte me koeficientin e ulët te inteligjencës”.
Ndërkohë që në debat është përshirë dhe me zv.kryetaren e Kuvendit, Felaj, e cila ka acaruar ligjvënësit e opozitës pasi u ka ndërprerë fjalën në shumë raste.

Duma kërkoi nga Felaj që të mos i ndërpresë fjalën deputetëve, pa e ditur se çfarë do të thonë ata.

Nga ana tjetër, Ermonela Felaj iu drejtua Grida Dumës duke i thënë se “nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari”.

Debati

Duma: Koeficienti i ulët inteligjences kur përmbajtësisht shqetëson forma, është çështje trashësie e ke ti këtë. Tani pse ja hoqët zonjës Bano fjalën?

Felaj: Zonja Duma nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari për çdo urdhër të drejtuesit të seancës.

Duma: Pyetje mund të të drejtoj..

Felaj: Nëse kërkoni fjalën për procedurë flisni për procedurë, për çështje të njëjta nuk mund ta merrni fjalën sa herë të doni për procedurë. Ndryshon rregulli për procedurë.

Duma: Procedurë..

Felaj: Po flisni pra unë po ju pres dhe nuk flisni.

Duma: Po mos e hiq, procedura kjo është!

Felaj: Pse sa prisni ju që t’ju pres, t’ju pres që të mbaroni kohën e foljes.

Duma: Pse jeni e shqetësuar kaq shumë?

Felaj: Ju lutem shikojeni rregulloren.

Duma: Ju do ta shikoni ndonjëherë

Felaj: Lexoni rregulloren dhe më thoni kush është kërkesa juaj proceduriale?

Duma: Kam dëshirë t’ju bëj të ndërgjegjësoheni në ca pozite jeni. Kërkesa ime proceduriale është që bashkë me atë etiken e fjalëve të thënshme ose të pathënshme të diskutojmë edhe për rolin e kreut të seancës, që i ndërpret fjalën deputetit pa e ditur çfarë do të thotë. Këtë gjë e keni bërë disa herë.

Felaj: Faleminderit zonja Duma kërkesa juaj për rolin që duhet të luajë drejtuesi i seancës nuk është kërkesë që rregullorja e rendit si procedurë, drejtuesi i seancës detyrat i ka të përcaktuara në rregullore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura