Është bërë xheloz? Bashkëshorti i Palomës flet për sjelljen e saj në “Big Brother VIP”: Më ka mërzitur, sepse…

Oct 15, 2021 | 8:55
SHPËRNDAJE

Paloma, emri i vërtetë i së cilës është Rudina Demneri, ka treguar më herët se vendimi për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk ka qenë aspak i lehtë. Megjithatë, bashkëshorti i saj rumun, Alandi, ishte personi i parë që e shtyu të bëhej pjesë e këtij spektakli.

paloma (6)

Ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar tek “Live From Tirana”, Alandi tha me humor se tashmë që Paloma është pjesë e “Big Brother VIP”, atij i kanë mbetur të gjitha punët për t’i bërë. Megjithatë, ai shtoi se uron që partnerja e tij të qëndrojë sa më gjatë në atë shtëpi.

I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo”,- tha ai.

paloma (10)

Paloma dhe Alandi janë prindër të një vajze 6-vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luna. Muzikanti tregoi se mundohet që të mos e shohë “Big Brother VIP” në shtëpi, sepse e vogla e kërkon nënën e saj.

Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë  bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë”,- u shpreh ai.

paloma (9)

Ndër të tjera, Alandi tregoi edhe nëse bëhet xheloz për partneren e tij. Ai tha:

Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat, por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.”.

paloma (8) paloma (7) paloma (3) paloma (2) paloma (1) paloma aldo lipe (7) paloma aldo lipe (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura