“Është bërë barsoletë brenda partisë së tyre”, Veliaj: Pse do të mbahet mend Basha

Jan 13, 2021 | 15:59
SHPËRNDAJE

Veliaj-Erjon

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se e vetmja gjë që mbahet mend është barsoleta e tramit.

Nga Njësia 9, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës, Veliaj tha se Partia Socialiste përfaqëson politikën e shpresës dhe të punës.

“Edhe në PD tallen e thonë (për Bashën): Pse ky i tramit do na sjellë fitoren ne? Tramin e pamë se si përfundoi, është bërë barsoletë brenda partisë së tyre. Si mund të mbahesh mend për barsoletën e tramit dhe të mos kesh ngulur një gozhdë në këtë qytet?! Ne përfaqësojmë një filozofi, injektimin e shpresës, na hanë duart për punë dhe politika jonë është shpresa!”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura