Është beqare, këngëtarja shqiptare: Kam nevojë për një njeri në jetën time

Oct 16, 2018 | 14:34
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Orkidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida, është një ndër artistet më të mira shqiptare. Ajo ka zgjedhur gjithnjë që të mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes së medias.

kida1Pavarësisht se ajo ka deklaruar se nuk ka patur të dashur, më në fund ka pranuar se do të donte të kishte një person në jetën e saj.

Gjatë një interviste në emisionin NIN, këngëtarja ka treguar se vazhdon të ketë statusin beqare dhe se tashmë është e fokusuar më shumë se kurrë te karriera.

E pyetur nëse ka ndryshuar deklarata e vitit 2016, Kida tha: “Akoma nuk ka ndryshuar. Kam dëshirë t’i jap vetes më shumë kohë të krijojë diçka të timen. Mendoj se jam akoma e re ta ndjej këtë gjë”.

Megjithatë këngëtarja nuk e ka mohuar nevojën për të patur afër një njeri në jetën e saj.

kida

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura