Është apo jo i dëmshëm? Ja çfarë ndodh nëse gëlltisni pa dashje një çamçakëz

Sep 3, 2021 | 23:47
SHPËRNDAJE

Megjithëse çamçakëzi është krijuar për t’u përtypur dhe jo gëlltitur, në përgjithësi nuk është i dëmshëm nëse gëlltitet, sipas “Mayo Clinic”.

camcakez (1)

Mund të keni dëgjuar nga të moshuarit që çamçakëzi i gëlltitur qëndron në stomakun tuaj për shtatë vjet para se të tretet, por kjo nuk është aspak e vërtetë, shkruan “Health Line”.

Nëse gëlltitni çamçakëz, trupi juaj nuk mund ta tresë atë. Megjithatë, çamçakëzi nuk qëndron në stomak. Ai lëviz relativisht i paprekur përmes sistemit tuaj tretës dhe del me jashtëqitjen.

camcakez (2)

Në raste shumë të rralla, sasi të mëdha të çamçakëzit të gëlltitur, të kombinuar me kapsllëk, kanë bllokuar zorrët te fëmijët. Pikërisht, për këtë arsye gëlltitja e shpeshtë e çamçakëzit nuk këshillohet, veçanërisht te fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura