Është 25% poseduesi i ndërtimit? Malltezi sqaron procedurën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”: Gënjeshtra! S’ka asnjë përqindje, jam pronar bashkë me…

Sep 22, 2022 | 22:57
SHPËRNDAJE

Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka sqaruar procedurën që është ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani duke theksuar se kemi të bëjmë me një kthim të pronës sipas ligjit te pronarët e vërtetë.

malltezi

Një përgjigje Malltezi e ka edhe për Taulant Ballën i cili e akuzon se ka marrë 5% garanci nga pronarët dhe 25% të hapësirës ndërtimore duke iu premtuar mbylljen në favor të tyre të çështjes. I ftuar në emisionin “Open”, Malltezi theksoi se ai është pronar bashkë me familjet e tjera.

Pjesë nga diskutimi në studio:

 

Hila: Zoti Malltezi ish-pallati I sportit Partizani pse nuk u kthehet pronarëve sot.

Malltezi: Nuk u kthehet se nuk është i Ministrisë së Mbrojtjes.

Hila: Ne duam të sqarojmë nëse kjo pronë që është marrë është marrë brenda të gjitha rregullave.

Malltezi: Është e drejta e zotit , e ligjit dhe e shtetit. Ligji i shtetit ia kthen pronarit. Në rast se ligji ta jep dhe ti nuk e merr, nuk e ka fajin njeri.

Hila: Ne po diskutojmë se ka një ngjashmëri njërit ia japin dhe tjetrit jo. A ka ndikim politik në këtë punë se po nuk pate mik këtu nuk e shtyn dot.

Malltezi: More unë nuk kam marrë as 1/10 e pronës.

Vasili: por ju akuzoheni se e keni bërë këtë në shkelje të ligjit dhe me favorizim nga vjehrri juaj, që ishte në atë kohë kryeministër.

Malltezi: Kur i kthen pronën pronarit, ia kthen se shteti ka qenë hajduti. Po Edi Rama të bën milioner me një copë letër brenda ditës, me një VKM të bën pronar ai. Kurse dhjetëra pronarë këtu nuk marrin dot proën e tyre.

Zheji: Në akuzë dëgjova që thuhet se ju zotëroni 1/64 të pronës dhe pronar i 60% të ndërtimit.

Malltezi: Është mashtrim i Taulant Ballës. Unë jam bashkëpronar me shumë familje të tjera. Toka ishte shumë e parcelizuar. Toka e Begejave është 28 mijë metër. Shiko ça bën ky. Gjen një nga këto vërtetimet e pronësisë, por prona ishte shumë e copëzuar.

Vasili: Në kallëzim thuhet se Malltezi ka marrë 5% garanci nga ish-pronarët dhe 25% të sipërfaqes ndërtimore për ta mbyllur këtë çështje.

Malltezi: Jo është gënjeshtër. S’kam marrë asnjë nga këto përqindje, hiq ato përqindje për të cilat është dashur të bëhen shpenzime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura