Eseja më e mirë e Pavarësisë

Dec 3, 2012 | 11:38
SHPËRNDAJE

Kristiana Shehu, nxënësja e vitit të parë të gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë ka marrë dhuratën më të bukur për këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Adoleshentja tepelenase ia ka dalë që mes 78 konkurrentësh nga I gjithë vendi të vlerësohet me ccmimin e parë për esenë më të mirë, me temë pikërisht jubileun  e shpalljes së Shqipërisë vend të pavarur. Vetë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj I ka dorëzuar asaj titullin, vlerësuar nga një komision i shquar prej 7 anëtarësh, si drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Adrian Marashi, shkrimtari Visar Zhiti, studiues, gjuhëtarë dhe mësues. Titulli ka zbritur në Tepelenë dhe të gjithë ndihen krenar për Kristianën. “Brenda këtij çmimi është shkolla ime, është qyteti im, është familja ime”, thotë gjimnazistja. Xhevahir Kanani, drejtor I Z.A.Tepelenë e quan “Një margaritar për Tepelenën Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë”.    r.suli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura