‘Escobari’/ Manjani: Balili u shkarkua nga detyra, pas hekurave çdo king që shkel ligjin

May 12, 2016 | 13:50
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar sot se Klement Balili, personi i etiketuar në median greke si “Escobari i Ballkanit” është shkarkuar sot nga detyra për të lënë organet e hetimit të bëjnë detyrën e tyre.

klement-balili-2Në një deklaratë për median, jashtë sallës së Kuvendit, Manjani ka deklaruar se ka qenë në dijeni të operacionit për të cilin flitet prej muajsh, pavarësisht se publiket për të në media dolën vetëm 48 orët e fundit.

Duke folur edhe për akuzat se Balili ka mbështetjen e LSI, Manjani u deklarua prerë se LSI është e vetmja parti që nuk bëhet mburojë politike e askujt.

Manjani u pyet edhe lidhur me sa flitet se Balili është i lidhur me LSI-në. “Përshëndes organet përkatëse për hetimet dhe kanë gjithë mbështetjen time si ministër i Drejtësisë dhe nënkryetar i LSI, policinë greke, policinë tonë, prokurorin e përgjithshëm, ju siguroj se por mundet edhe tua provoj që kërkesa ime ka qenë e mbetet e njëjta që cilido person, king, garip, zyrtar, ministër nëse shkel ligjin duhet të jetë prapa hekurave, në LSI meqë ma thoni, është partia e vetme sot në hapësirën politike që ka me dokumente statutore mosmbrojtjen politike të askujt, sepse ne nuk mendojmë që partitë duhet të konkurrojnë me organet e ndjekjes penale. Së dyti mendojmë që cdokush e ka kokën në shpatulla të veta e s’ka pse t’i ngatërrojmë cështjet personale me detyrat publike”-tha ai.

Sipas tij, “personi është shkarkuar sot, për t’i dhënë hapësirën e nevojshme organeve të hetimit dhe ato janë të lira ta marrin personin ta hetojnë si qytetar i lirë. Është minimunimi kur një zyrtar publik përflitet, edhe pse nuk ka akuzë penale, nuk ka hetim, por mjafton kaq që ai të mos jetë në detyrën publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura