Escobari i Ballkanit/ Si arriti Balili t’i shpëtoi përgjimeve të Prokurorisë

May 14, 2016 | 18:02
SHPËRNDAJE

Pak ditë pas shkarkimit të tij si kreu i Transporteve në Sarandë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur një letër porosi në Greqi, për të marrë më shumë informacion mbi Klement Balilin.klement-balili-2

Nga përgjimet, ish-kreu i Transporteve nuk rezulton si i përfshirë në linjën e narkotrafikut, por hetuesit dyshojnë se gjatë gjithë kohës, ai ka përdorur një numër celulari grek, raporton “Vizion+”.

Për këtë, autoritetet nuk kanë kompetencë përgjimi, ndaj kanë dërguar letër porosi shtetit fqinj, për t’i vënë në dispozicion dosjen e hetimeve ndaj grupit ku përfshihet dhe Klement Balili i njohur me pseudonimin Keli. P

Për këtë procedurë, 45-vjeçari, nuk është shoqëruar, por mbajtur në vëzhgim deri në mbërritjen e dosjes dhe letër porosisë së autoriteteve greke, të cilat mund të përfshijnë atë në linjën e narkotrafikut.

Por edhe pse duhej të mbahej nën vëzhgim, mesa duket Klement Balili ka arritur të gjejë një mënyrë për t’i ikur forcave të rendit, ndërkohë që mësohet se ai nuk ka dalë nga Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura