Escobari i Ballkanit/ “Sali Berisha është i shqetësuar për Ilir Metën”

May 14, 2016 | 8:21
SHPËRNDAJE

Spartak Ngjela shkruan se, ish-Kryeministri Sali Berisha është i shqetësuar për ish-aleatin e tij në qeveri, Ilir Metën pas zbulimit të grupit të Klement Halilit. Sipas Ngjelës, Berisha po përpiqet që t’ia faturojë Balilin, Edi Ramës.ngjela
Shqiptarët kanë hyrë në kohën reale të historisë së tyre

Spartak Ngjela

Berisha është trembur për Metën në lidhje me Kapon e drogës, Balili.
As një muaj më parë, në një nga statuset e mi e kam paralajmëruar çiftin Meta-Balili në Sarandë.

Tani e dinë të gjithë shqiptarët. Por Berisha është i shqetësuar për Metën, dhe me infantilizem kërkonte t’ia faturonte Rames. Nuk ka nevojë të lodhesh Sali: atje ku është Meta e dinë se të kujt janë Balilajt… hahaha.

Ndërroje trajektoren Sali, se në Parlament janë më tepër se 2/3 e deputetëve që do ta votojnë Reformën në Drejtësi. Kot vërtitesh më rrotull Rames, se luftën politike nuk e ke me Ramen, por e ke me Amerikën, veçse luftën politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e fiton dot.

Nuk kanë ç’t’i bëjnë më Shqipërisë armiqtë e saj, se ka ikur koha kur pushtetet politikë në Shqipëri vendoseshin me shitjen e interesave të shqiptarëve. Erdhi koha reale në Shqipëri.

Të gjitha regjimet shqiptarë në 100 vjet kanë punuar me kohë imagjinare, për t’ia fshehur kohën historike reale shqiptarëve.

Tani ne shqiptaret më në fund kemi kapur kohën tonë reale, dhe nuk e kthen më dot kush këtë kohë: Europa, si Bashkim, është vendi ynë me kohën tonë reale të historisë sonë. Shqipëria e kapi përfundimisht ate qe kishte humbur: Europen Perendimire… dhe jo vetëm shteti shqiptar, por e gjithë bota shqiptare në Ballkan. Sot në Ballkan jetojnë 7.8 milionë shqiptarë që janë futur më në fund në kohën reale të historisë së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura