Escobari i Ballkanit/ “Balili me llogari bankare në 10 vende të Evropës”

May 16, 2016 | 14:54
SHPËRNDAJE

Ndaj Klement Balilit, i konsideruar nga autoritetet greke si lideri i në prej grupeve më të mëdha të trafikimit të drogës në Evropë, Greqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.klement-balili-2

Urdhri është lëshuar 48 orë më vonë nga se pritej nga prokurorët dhe menjëherë ky urdhër është dërguar në të gjitha vendet e Evropës dhe Shqipëri.

Gjithashtu në ditët e ardhshme pritet që Prokurorisë së Shqipërisë t’i dërgohet dosja e plotë për Balilin.

Me mbërritjen e urdhrit të arrestit, autoritetet shqiptare pritet të kryejnë identifikimin dhe arrestimin e Balilit.

Por nga ana tjetër disa ditë më parë nga një kontroll i ushtruar në banesën e tij në Delvinë, të afërmit të 44-vjeçarit thanë për Policinë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme të autoriteteve greke rezulton se Balili ka llogari bankare në 10 vende të ndryshme të Evropës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura