Ertemiona: Pse vijoj të garoj edhe 6 vite pas kurorës së Miss Shqipërisë

Jan 28, 2016 | 16:47
SHPËRNDAJE

Shqipëria për herë të parë në historinë e saj fiton një eveniment të rëndësishëm bukurie, dhe pikërisht në një vend të largët siç është Kina.

Ertemiona Mejdani, pasi konkurroi në Miss First International në Shangai, u kthye në vendlindje me çmimin e parë. Atë e presin shumë punë, edhe pse ka 7 vite që merret me spektakle dhe modë. Vajza, e cila vite më parë u kurorëzua me kurorën e “Miss Shqipëria”, sot flet për suksesin në përmasa ndërkombëtare. Tashmë punë me kompani gjigante e presin në Kinë dhe Korenë e Jugut.

12404131_10205451190825479_379403254_n

Oferta që të joshi të marrësh pjesë, cila ishte?

Kjo ishte një tjetër ofertë rutinë, si shumë e shumë të tjera kompeticionesh që kam përcjellë, për vetë faktin se jam Miss Shqipëria.

Pse vendose pas kaq vitesh të jesh përsëri në evenimente bukurie?

Unë nuk kam ndalur për asnjë moment të vetëm, nëse keni qenë të vëmendshëm.

Si të pritën atje, çfarë vë- mendjeje të dhanë e çfarë fitove, përveç kurorës?

Pritja ishte si të gjitha kompeticionet jashtë, korrekte, e ngrohtë dhe shumë profesionale. Kuptohet që çdo çmim i parë ka rëndësinë e vet, për sa i përket anës objektive dhe materiale. E megjithatë, për mua ajo që mbetet më e rëndësishme prej këtij çmimi, është simboli që mban ky titull.

Na i përshkruaj emocionet që nga Tirana deri në Shangai e pastaj në kthim?

Nuk është hera e parë që shkoj në Kinë në fakt, dhe çdo herë që nisem drejt një kompeticioni mbaj mbi shpatulla përgjegjësinë e njëvendi, emocione pa fund si dhe përfaqësim sa më dinjitoz nga ana ime. U bë gati 7 vite që unë merem me këtë punë.

Nuk e ke pritur vendin e parë besojmë, çfarë të uruan konkurrentet?

Ky ishte një eveniment ndërkombëtar, gjë që i bënte pritshmëritë e mia të ishin më të vogla, sepse dihet që konkurrenca është e madhe kur merr pjesë e gjithë bota. Gjithsecila ishte e bukur dhe barte tiparet e vendit të vet.

Kishte xhelozi mes tyre?

Ishim për një qëllim të vetëm dhe normalisht që secila dëshironte të ishte fituesja, ama xhelozi në kuptimin e parë nuk pashë.

Me cilën vajzë u afrove më shumë?

Me të gjitha, pasi janë pikërisht këto vajza me të cilat ndava gjithçka, lodhjen e madhe, aventurat, të huajën, ushqimin dhe gjithçka. Nuk është e lehtë të dalësh në skenë dhe të japësh shou në mënyrën më perfekte, kinezët janë shumë profesionistë dhe gjithçka e duan strikte.

Të mungoi Devisi?

Me Devisin ishim çdo sekondë në kontakt, falë teknologjisë.

Images

Çfarë të uroi ai në finale?

Devi, pas familjes, ka qenë mbështetja ime kryesore në gjithçka timen dhe jam shumë e lumtur për këtë. Urimet e tij kanë qenë të shumta si në publik, ashtu edhe privatisht, jam e bekuar.

Ke nënshkruar kontrata pune apo akoma nuk kanë nisur..?

Ka pak ditë që jam kurorëzuar dhe mund të them që më pret shumë punë, kompani serioze po mendojnë për gjithçka timen në Kinë dhe Korenë e Jugut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura