Eros Ramazzotti sërish baba, këtë herë me djalë

Mar 15, 2015 | 15:34
SHPËRNDAJE

Eros Ramazzotti është bërë sërish baba dhe këtë herë me një djalë. Më 14 mars, gjashtë ditë pas lindjes së Celeste, e bija e tretë e tij me ish-gruan Michelle Hunziker, bashkëshortja e re e këngëtarit dhe kompozitorit te njohur italian, Marica Pellegrinelli, i dha jete Gabrio Tullio-s.

Eros Ramazzoti dhe gruaja e tij e re

Ramazzotti ka njoftuar ngjarjen dhe lumturine e tij per kete ne rrjetin social: 

“Në 16:40 ka lindur Gabrio Tullio. Peshon 3,8 kg dhe luan në kitarë tashmë. Një emocion i madh. Faleminderit dashuria ime, dashuria ime, faleminderit, “është mesazhi i publikuar nga Ramazzotti, raporton “Tgcom”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura