Ernest Koliqi dhe Martin Camaj agjentë të huaj? Reagon autori i studimit, Auron Tare: Nëse ka shtrembërime në këto materiale, përgjegjësia bie mbi…

Jul 8, 2020 | 16:13
SHPËRNDAJE

Auron tareStudimi i Auron Tares në të cilin thekson se shkrimtarët e njohur, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë agjentë të shërbimeve të huaja ka ngjallur mjaft debate në opinionin publik, madje është shoqëruar me reagimet e personaliteteve të letërsisë dhe historisë.

Vetë autori, Auron Tare ka reaguar pas qëndrimeve të disa personaliteteve, teksa ka thënë se ai është përgjegjësi i vetëm për autenticitetin e materialit që ka botuar.

“Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara dëshiroj t’ju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja t’ju bej me dije se me interesimin e një studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate për çështjet e historisë se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektësi me jane vene ne dispozicion për njohje një seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Çam” Komiteti Shqipëria e Lire, Dosja Camaj e kështu me radhë”, thekson ai.

Tare në një postim në Facebook shton se materialet i ka siguruar nga arkivat, ndërkohë që thekson se dosjet e plota të shkrimtarëve i ka gjetur dhe pranë Autoritetit të Dosjeve.

“I kam pare i kam konsultuar dhe kam mbajtur shënime per çështjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kërkesën për tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe procedurën ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion.

 Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndërsa Dosja e Koliqit ende është ne përpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar te gjithë materialin e konsultuar paraprakisht ne këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur ne CD për tu tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditesh për tu paraqitur per marrjen e materialit. Jam paraqitur sot për ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Për çdo informacion te mëtejshëm mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam përgjegjës publik. Ne se ndokush pretendon se ne këto materiale ka shtrembërimi apo material jo te vërtete përgjegjësia bie mbi mua”, thekson Tare.

Statusi i plotë i Auron Tares

Ne interesim të të gjithë gazetareve apo studiuesve që ditët e fundit janë përfshire ne debatin mbi shkrimin tim “Dritehije ne Histori” botuar ne Pejsazhet e Fjaleve, ku flitet per disa te panjohura ne lidhje me shkrimtaret Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund t’ju them se:

Dokumentat e Deklasifikuara te Arkivit Amerikan ndodhen ne 700 Pennsylvania Avenue, NË. Washington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Nje numer i kufizuar eshte online pjesa me e madhe jo.

Për te interesuarit mund te shtoj se do te ishte me ekonomike marrja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nëpërmjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet te aplikoni paraprakisht te merrni miratimin dhe pasi te paraqiteni me kartën e duhur mund te kërkoni Dosjet. Rekomandimi nga një Institucion shkencor është i rekomandueshëm per akses me te menjëhershëm.

Për Dosjet e Arkivit Britanik ato ndodhen ne Arkivin Kombëtar Britanik ne adresën The National Archives

Kew, Richmond, Surrey, TW9 4DU

Dosjet e periudhës se Luftës janë te Deklasifikuara. Disa Dosje për Operacionet kundër Shqipërisë ne periudhën 48-59 ende nuk janë hapur.

Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara dëshiroj t’ju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja t’ju bej me dije se me interesimin e një studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate për çështjet e historisë se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektësi me jane vene ne dispozicion për njohje një seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Çam” Komiteti Shqipëria e Lire, Dosja Camaj e kështu me radhë.

I kam pare i kam konsultuar dhe kam mbajtur shënime per çështjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kërkesën për tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe procedurën ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion.

Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndërsa Dosja e Koliqit ende është ne përpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar te gjithë materialin e konsultuar paraprakisht ne këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur ne CD për tu tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditesh për tu paraqitur per marrjen e materialit. Jam paraqitur sot për ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Për çdo informacion te mëtejshëm mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam përgjegjës publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtrembërimi apo material jo te vërtete përgjegjësia bie mbi mua. Ju faleminderit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura