Ermonela Jaho nominohet për “Opera Awards”, votimi kryehet online

Mar 2, 2016 | 12:49
SHPËRNDAJE

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, është nominuar për çmimin e publikut në “International Opera Award”.

download

Ermonela konkurron mes emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare, siç janë Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Ermonela-Jaho

Emri i saj është përzgjedhur nga juria e “Opera Award”, nga kryeredaktori i ‘Opera Magazine’ dhe kritiku i muzikës në “The Daily telegraph”, John Allison.

Votimi do të kryhet online në datën 15 maj, ku do të kenë mundësi të votojnë të gjithë ata që dëshirojnë.

TRAVIATAeg1105-

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura