Ermonela Jaho, imazhi i ‘Opera Magazine’

Jun 7, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

“Engjëlli i zjarrtë” siç e quan “The Economist”, Ermonela Jaho është imazhi i muajit korrik në revistën lider, “Op era Magazine”. Revista britanike ka përzgjedhur sopranon shqiptare në kopertinën e muajit korrik, si një nga emrat më të shkëlqyer të operistikes botërore.

ermonela

Vetëm dy javë më parë, Ermonela do të drithëronte zemrat e shqiptarëve, duke u ngjitur në skenën londineze për të tërhequr çmimin si sopranoja më e mirë në botë, e zgjedhur përmes votave të publikut. Në një ceremoni gala në The Savoy Theatre në Londër, ajo u shpall fituese e International Opera Awards, e nominuar në kategorinë Reader’s Award.

Ajo u kandidua për këtë çmim nga juria e International Opera Awards, me kryetar John Allison, kryeredaktor i “Opera Magazine” dhe kritik i muzikës klasike në “The Daily Telegraph”. Votimi i publikut nga mbarë bota u zhvillua online.

Pasi ka tërhequr trofeun dhe ka falënderuar gjithë ata që e kanë votuar, Ermonela Jaho ka kënduar “Un bel di” nga “Madamma Butterfly”, e shoqëruar në piano nga Roger Vignoles. “Heshtje totale kur këndon Ermonela Jaho”, shkruan IOA. E më pas, ovacione. Duartrokitje të forta, që pasohen nga një tjetër interpretim i veçantë i aries “Mamma usciva da casa” nga opera e kompozitorit italian Ruggero Leoncavallo, “Zaza”.

ermonela1

Një interpretim, që, siç njofton International Opera Awards, ka mallëngjyer spektatorin në sallë. Ndërkaq Ermonela Jaho vazhdon ngjitjen e saj. Sot ajo do të jetë në një koncert të titulluar “Les grand voiz”, ku do të këndojë në krah të tenorit amerikan Charles Castronovo në Theeatre des Champs- Elysees, në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura