Ermela & Ervini kapen mat, rikthehen shkëndijat tek ish-çifti i famshëm i BB

Nov 26, 2015 | 13:25
SHPËRNDAJE

12248696_10153076547676541_891007122_n

E kush do ta besonte se ata të dy mund të bëhen bashkë përsëri? Sigurisht që jo. Pasi Ervini si tip aventurier që është, mes shumë femrave që ka kaluar në duar, kryesisht të huaja, dhe shumë i pavendosur për një lidhje stabël, kishte bërë që Ermela të marrë një vendim të saj dhe të largohet nga ai. Por kur Ervini u kthye në Tiranë për një kohë më të gjatë, ai përjetoi një tjetër dashuri me një bionde, për të cilën flitet se janë ndarë. Vetëm pak ditë më parë, ‘’Panorama plus’’ zbulon disa foto, në të cilat Ermela dhe Ervini shihen shumë pranë njëri-tjetrit.

Ish-çifti i famshëm i ‘’Big Brother’’ duket se po përjeton një ringjallje të dashurisë që e kishin vite më parë dhe që e filluan nga brenda spektaklit, ku u bë bujë e madhe nga seksi live. Madje, sipas informacioneve që kemi, ato ka pak ditë që janë dakorduar që të rifillojnë lidhjen e tyre të dashurisë dhe të mbesin siç kanë qenë më parë. Se si do të rrjedhin gjërat pritet të shohim. Që nga ajo kohë, Ermela nuk ishte përfolur për ndonjë lidhje të re dashurie (me përjashtim të një rikthimi të shkurtër me një të dashur të kohës së adoleshencës), ndoshta ka pritur që Ervini të ndryshojë mendje!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura