Ermali ngacmon Luanën: Thuaji të të blejë shtëpi më mirë sesa lule

Mar 2, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Në foto: Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi gjatë programit “6 ditë pa Ermalin”
Tufa e madhe e luleve që moderatorja Luana Vjollca gjeti sërish në derën e shtëpisë, u komentua jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në programe të ndryshme televizive. Kështu, Ermal Mamaqi ka pasur një arsye më shumë për ta ftuar Luanën në emisionin e tij më të fundit “6 ditë pa Ermalin”. Duke iu referuar diçiturës së fotos, ku Luana pozonte para një tufe gjigante me lule, Ermali e pyeti për detaje të tipit se sa kohë kishte ky djalë enigmatik që i dërgonte lule Luanës? Ajo u përgjigj se kishte plot dy vjet. Me sensin e humorit të tij, Ermali diskutoi se sa mund të ketë shpenzuar për blerjen e luleve origjinale personi në fjalë dhe, sipas një përllogaritjeje të bërë në studio, i doli shuma 38 milionë lekë. Kështu, Ermali ngacmoi Luanën duke i thënë që më mirë ai t’i kishte blerë një apartament sesa lule, ide kjo që iu duk e mirë edhe Luanës vetë, duke u shprehur se realisht i duhej një shtëpi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura