Ermali dhe Ami puthen e përkëdhelen në Paris, njerëzit i shohin me habi!

Apr 20, 2015 | 11:41
SHPËRNDAJE

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë bërë shëtitjen e tyre në Paris për tu kujdesur për kompaninë e tyre të fustaneve të nuserisë ‘Ami Event’.

Por përveç punës, çifti ka shijuar disa momente afër kullës së Parisit por edhe përqafimet me njëri-tjetrin.

Prindërit e një djali nuk kanë kursyer afeksionin as në publik ku njerëzve përreth u kanë tërhequr vëmendjen.

Në fotot e shumta që ata kanë postuar në rrjetet sociale, aktori komik ka postuar edhe një foto ku po puthet me gruan e tij Amin dhe një person po i shikon me kuriozitet.

“Ky tipi s”ka pa dynja me sy”-ka shkruar ai në foto.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura