Ermal Meta sulmohet për origjinën shqiptare, përgjigjja e tij i mbyll gojën DJ italian

Feb 13, 2017 | 20:34
SHPËRNDAJE

Pas renditjes së Ermal Metës në vendin e tretë në Festivalin e Sanremos, nuk kanë munguar kritikat dhe ngacmimet. Ka qenë DJ i njohur italian Aniceto, i cili ka sulmuar Ermalin përmes një statusi në Twitter.

ermal-meta

“Mund të ishte edhe Fiorello, por më duket e pavend që Sanremon ta fitojë një emigrant”, shkruan Aniceto.

45454

Por menjëherë ka replikuar edhe Ermali i cili e quajti një budallallëk statusin e Dj. Më pas Meta vijon duke e ashpërsuar gjuhën.

“Nëse do të bëhej një konkurs bo**sh, ti do fitoje vendin e dytë. E di pse?! Sepse je b**e”, shkruan Meta.

415454

 

Aniceto ia ka kthyer sërish me ironi: “Jemi një çift i bukur, na mungon vetëm ai i treti që qëndron në mes. Lamtumire edhe për ty i dashur Ermal”.

Por pas lajmeve të shumta për këtë ‘sherr’,  Dj Aniceto i ka kërkuar ndjesë kantautorit shqiptar duke shkruar se nuk kishte si qëllim të fyente askënd.16735951_10209793759778277_1632859407_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura